Pamje nga shpërthimi në Bejrut: Ishte sikur bombë bërthamore, vendi po i ngjanë Hiroshimës
Dy shpërthime të mëdha kanë shkundur kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, ditën e martë, duke u marrë jetën së paku 10 personave, teksa qindra të tjerë mbetën të lënduar.
Shpërthimi shkundi disa pjesë të kryeqytetit dhe shkaktoi shumë tym, transmeton Reporteri.net.
Nga këto shpërthime, qyteti i Bejrutit ka marrë pamje të ngjashme sikur qyteti i Hiroshimës në Japoni pas sulmeve me dy armë bërthamore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban, NNA, ka bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në zonën e portit të Bejrutit, ku thuhet se ka një depo me eksplozivë.
Ende nuk dihet shkaku i cili shkaktoi shpërthimin apo se çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.
Ndërtesat pranë vendit ku ndodhën shpërthimet janë dëmtuar, mes tyre edhe banesa e ish-kryeministrit.
Ministri i Shëndetësisë në Liban ka thënë se ka shumë të lënduar e shumë dëme të shkaktuara.