Pandemia edhe më shumë e rëndoi këtë situate ngase u vendos bariera e lëvizjes jashtë vendbanimit
Liman Asallani, kryetar i Klubit të Afaristëve në Prizren. Për kohën e karantimit, sa e ka dëmtuar shëndetin mental të qytetarëve dhe buxhetin familjar?shkruan;
“Një popull si ne, i vetmi në geto, kishte probleme me shëndetin mental për shkak të lirisë së lëvizjes. Pandemia edhe më shumë e rëndoi këtë situate ngase u vendos bariera e lëvizjes jashtë vendbanimit që ta përkujton kohën e Enver Hoxhës që jepet leje për lëvizje në Shqipëri. Përderisa hiqeshin rrethojat rreth objekti të Kuvendit e Qeverisë, në emër të demokratizimit dhe hapjes ndaj qytetatrëve, Kosova u fut në karantin totale përmes shkeljes së Kushtetutës.
Nuk mendohej për asgja tjetër vetëm për konferenca mediale për “shpallje “ të suksesit para botës. Dhe në momentin kur u “hapëm” , virusi ishte aty nuk kishte shkuar askund. Hapja ishte e pashmangshme ngase nuk jetohet pa punë duke u ngatërruar dita dita ditës me familjarë se si do ta vazhdojmë jetën pa buxhet familjar. E buxhet familja nuk mund të ketë nëse nuk punon dikush dhe nuk sjellë ,pagë apo të mira materiale në shtëpi. Por mos të harrojmë se pagat vijnë nga puna . Sektori publik po I merr rrogat 100 % duke mos ;punuar ndërkaq sektori privat nuk e ka këtë privilegj. Kjo po bënë që diat ditët të humben vendet e punës/ E kur humbet puna siguorisht se humb e rrezikohet buxheti famlijar por edhe shëndeti mendor./qendrapress.com/