Pandemia është një krizë e shëndetit fizik, por ka shumë arsye, të jetë edhe një krizë e shëndetit mendor
Prof, Nazmije Gashi , lidhur me ate se a po e dëmton shëndetin mendor e psikologjik pandemia, tek qytetarët ajo shkruan -” Pandemia e coronavirusit në masë të madhe po ndikon në shëndetin mendor të qytetarëve. Sigurisht, kjo pandemi është një krizë e shëndetit fizik, por ka shumë arsye, të jetë edhe një krizë e shëndetit mendor. Frika e vazhdueshme nga kapja e një sëmundjeje vdekjeprurëse , po shkakton ankth të tepërt. depresioni dhe stresit tek njerëzit si rezultat i humbjes së vendit të punës, shqetësimeve financiare dhe efekteve psikologjike izoluese të masave mbrojtëse të shëndetit publik janë po ashtu disa nga pasojat e shëndetit mendor që mendoj se do të vazhdojnë edhe pas mbarimit të pandemisë, do të duhet një kohë e gjatë që njerëzit të shërohen nga trauma e pandemisë së koronavirusit.
Për njerëzit që kanë humbur dikë në COVID-19, fakti që ata nuk ishin në gjendje të ishin të pranishëm në fund të jetës së një personi të dashur, ose për të mbajtur një varrim mund të përbëjë një traumë, dhe kjo ndikon në rritjen e reaksioneve të stresit post-traumatik.
Edhe qytetarët që nuk preken direkt nga virusi po e ndjejnë ndikimin e tij. Politikat e distancës sociale po bëjnë që njerëzit të humbasin ngjajet e rëndësishme të jetës dhe natyrisht që preket edhe shëndeti mendor i tyre.
Si qytetare dhe psikologe mendoj se, në këtë gjendje pandemie është mirë të bëjmë pak pushim nga media .Të lexosh vazhdimisht për rritjen e numrit të njerëzve që pandemia është duke vrarë, ose fakti që një ngjarje e madhe u anulua për shkak të pandemisë mund të jetë dekurajuese dhe rraskapitëse, kështu shfrytëzimi kohës me ndonj aktivitet larg nga lajmet e tilla dhe të vazhdueshme mund të jetë shumë e dobishme për shëndetin mendor. Gjithashtu gjatë kësaj kohe të pasigurt, përfitimi i mbështetjes nga një profesionist i shëndetit mendor mund t’i ndihmojë individët të ndjehen më mirë mendërisht dhe emocionalisht.\qendrapress.com/