“Pandemia nuk ka mbaruar”, MSh bën thirrje për vaksinim kundër COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim me dozën e parë kundër COVID-19 për ata që nuk e kanë bërë këtë ende, ndërsa të tjerët me dozën e dytë dhe të tretë të vaksinës.Në njoftim thuhet se imunizimi duhet të bëhet me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja si dhe formave të rënda të sëmundjes.“Kosova shënon këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19 dhe për më tepër, prej disa javësh, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje”, thuhet në njoftimin për media.Por, në vende të ndryshme të botës, sipas MSh-së, këtyre ditëve sërish janë regjistruar raste të shumta, sepse “pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, njofton Telegrafi.