Pandemia pengoi vizitat familjare për Thaçin dhe të tjerët në Hagë
Që nga muaji tetor, kohë kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim me akuzat për krime kundër njerëzimit, vizitat nga familjarë të tyre nuk kanë qenë të mundura që të realizohen, njofton Insajderi. Përveç tyre, në burgun e Hages janë duke u mbajtur edhe tre ish ushtarë të UÇK-së, Sali Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.Nga një reportazh që ka realizuar Klan Kosova me familjarë të tyre, disa nga ata në Kosovë të cilët për shkaqe të sigurisë së procesit nuk kanë dashur që t’i tregojnë emrat, ata kanë treguar vetëm se malli rritet dita ditës, e më shumë nevoja për t’i parë nga afër familjarët e paraburgosur.Tutje ata janë shprehur se kjo nuk po u lejohet për shkaqe të pandemisë, përgjigje kjo të cilën e dha edhe Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara në Hagë.”Bazuar në këshillat mjekësore, vizitat private me anëtarët e familjes dhe personat e tjerë në qendrën e paraburgimit janë përkohësisht të kufizuara. Për të siguruar kontaktin e domosdoshëm, regjistruesi ka autorizuar vizitat përmes video lidhjes për t’u siguruar të burgosurve komunikimin e nevojshëm për të ruajtur lidhjet familjare, ndërkaq masat që kufizojnë vizitat private janë në fuqi. Përveç kësaj edhe numri i arsyeshëm i telefonatave që bëhen, financohen nga DHSK”, thotë Doyle