Papërgjegjësi në menaxhimin e situatës me COVID, PDK paralajmëron interpelancë për Qeverinë Kurti

0

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka mbajtur sot një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës ku ka shprehur shqetësimin për ikjen e kryeministrit Albin Kurti nga përgjegjësitë urgjente që ka Kosova.

Tahiri tha se kryeministri i Kosovës në vend që të merret me pandeminë dhe ekonominë e rrënuar prej saj, ai e ka izoluar Kosovën dhe vet ka shkuar në Shqipëri për të marrë pjesë në fushata zgjedhore.Tahiri e ka quajtur këtë mungesë përgjegjësie, mungesë aftësie dhe mungesë njohurie.“Fatkeqësisht, vetëm në 20 ditët e fundit, 212 qytetarë kanë humbur jetën në betejë me virusin. Përveç një ndihme të vogël, Qeveria nuk ka siguruar asnjë vaksinë. E vetmja gjë që Kryeministri Kurti ka ndërmarrë deri më tash – ka qenë një urdhër për izolim për qytetarët e Kosovës, përderisa ministrat dhe deputetët e partisë së tij kanë çarë rrethimin dhe kanë dalë në Shqipëri për të bërë fushatë zgjedhore”, tha Tahiri.“Kryeministri Kurti është vaksinuar vetë, dhe ai ndihet komod me faktin se i ka pranuar 25 mijë vaksina donacion – një ndihmë kjo e siguruar nga Qeveria e kaluar, por nuk ka bërë asnjë hap për të siguruar edhe qindra mijëra vaksina të tjera që u duhen më shumë se kurrë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Tahiri.Tahiri tha se brenda tri ditësh në koordinim me partitë opozitare do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *