Para 25 vitesh, me 17 mars 1999 u zhvillua beteja e lavdishme e UÇK-së me forcat ushtarake e paraushtarake serbe në Bjeshkët e Kabashit (Korishë)./Shkruan;Zafir BERISHA
Para 25 vitesh, me 17 mars 1999 u zhvillua beteja e lavdishme e UÇK-së me forcat ushtarake e paraushtarake serbe në Bjeshkët e Kabashit (Korishë).Në këtë betejë ranë për të mos vdekur kurrë tre Heroit e Kombit të Batalionit të II-të, të Brigadës 125, Halim Ahmetaj,Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi.
Beteja e Kabashit u zhvillua në kushte të rënda atmosferike por edhe të pa barabartë në armatim dhe numêr me forcat e armikut.
Pavarësisht nga kjo forcat serbe nuk arritën t’i mposhtin luftëtarët e UÇK-së, dhe u kthyen nga kishin ardh.
Luftimet në Kabash ishin vazhdimsi e shumë betejave që bënte UÇK-së kudo në Kosovë kundër okupatorit serbo-sllavë, si dhe ndodhi në prag të fillimit të betejës përfundimtare ku u inkuadruan edhe forcat e NATO-së të cilët së bashku me UÇK-së me 12 qershor 1999 i dhanë fund njëherë e përgjithmonë sundimit serbo-sllavë në takat tona.
Lavdia ju takon atyre që u flijuan dhe sakrifikuan për Kosovë!
/www.QendraPress.com/