Paralajmërimi i Hotit pas 100 ditë qeverisje: Ky është vetëm fillimi

0

Hoti, ndër sukseset e qeverisjes së tij ka përmendur menxhimin e pandemisë si dhe rivendosjen e marrëdhënieve me shtetet mike, të cilat sipas tij ishin dëmtuar nga Qeveria Kurti,

“Në politikën e jashtme, Qeveria ka arritur që brenda 3 muajve t’i rivendos marrëdhëniet me shtetet mike, në rend të parë me SHBA-në dhe me vendet kryesore të BE-së të cilat ishin lënduar nga qasja e papërgjegjshme e mëparshme. Me kënaqësi e theksoj se kemi arritur të rivendosim bashkëpunim të plotë me këto vende, të cilat do t’i kemi partner të rëndësishëm strategjik edhe në të ardhmen”, ka thënë Hoti.

Hoti ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi i ndërtimit të një të ardhme të sigurtë për vendin tonë.

Ai ka thënë se do të jetë gjithmonë llogaridhënës për para qytetarëve dhe Kuvendit për vendimet e tij.

“Ky është vetëm fillimi i ndërtimit të një të ardhme të sigurtë për vendin tonë, i vendosjes së një normaliteti ku askush nuk ka frikë se çfarë vendime po merr qeveria.

“Ne duhet ta bëjmë secilin qytetar krenar me qeverinë e vet. Unë do të jem siç kam qenë gjithmonë llogaridhënës para jush dhe para qytetarëve. Në vendimet e mia do ti nënshtrohem vetëm kushtetutës dhe ligjeve, vetëm besimit tim dhe ndërgjegjes”, u shpreh ai.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *