Paralajmërohet “protestë gjithëpopullore” për të premten kundër masave të reja të Qeverisë Hoti
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar sot për masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e premte.
Hoti ka thënë se numri i rasteve fatale është në rritje. Sipas tij projeksionet nga IKSHPK janë mjaft shqetësuese dhe se masat janë të domosdoshme.
Ai ka bërë të ditur se në 7 komuna përfshirë Prishtinën, Podujevën, Mitrovicën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Ferizaj ndodhen në zonën e kuqe ku do të ndalohet aktiviteti ekonomik në orën 19:00 deri në 5 të mëngjesit,
Ky vendim po kundërshtohet nga gastronomët dhe shumë qytetarë saqë është paralajmëruar edhe protestë për të premten.
Nëpër rrjete sociale është shpërndarë një thirrje që të premten me datë 13.11.2020 nga ora 11:00 në Sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë, të protestohet kundër këtyre masave