Paralajmëron infektologu: Ardhja e mërgimtarëve mund ta rris numrin e infektimeve në Kosovë

0

                       Infektologu, Izet Sadiku ka thënë se Kosova e ka të vështirë mbrojtjen nga mutacioni i ri i COVID-19, i quajtur Omicron, kjo për arsye edhe të ardhjes së mërgimtarëve.Siç thotë ai, koha e shkurt prej kur është paraqitur varianti i ri i COVID-19 ka pamundësuar që të ketë informacione më të hollësishme për rrezikshmërinë.“Kosova është e vështirë të mbrohet, çdo valë që ka atakuar vendet evropiane pastaj Kosova është prekur nga ajo valë. Ne e kemi tash të paraqitur një mutacion të ri të quajtur Omicron, për të cilin ka ende pak informata, ajo çfarë deri tash është dhënë është se ka forma më të lehta klinike mirëpo është kohë e shpejtë prej lajmërimit të tij e deri sot për me dhënë informata të sakta se si ko me qenë punë me Omiconin, mirëpo sigurisht ne do të jemi të vëmendshëm”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *