Paralajmëron xhaxhai i kuksianit: Nëse Kobra lirohet nga burgu, kjo do zgjojë reagimin tonë
Xhaxhai i Visart Cengut, 31 vjeçarit nga Kukësi që gjeti vdekjen derisa po largohej nga një lokal në Prizren, ka paralajmëruar se çka do mund të ndodhi nëse i dyshuari kryesor, “Kobra” lirohet nga burgu.Xhaxhai i viktimës ka thënë se nëse Dibran Hoxhaj, “Kobra”, nxirret nga burgu, atëherë do të mund të ketë reagime nga “krahu tjetër”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Ai tha se kjo nuk duhet të shihet si kërcënim, por kërkesë për drejtësi. “Unë e njoh shumë mirë situatën aty. Ne jemi në një periudhë ku duhet të zgjojmë ndërgjegjen tonë, jo vetëm qytetare por edhe qeverisje së dy krahëve, që duke lënë këta njerëz jashtë, këta me siguri do të ndikohen negativisht tek krahu tjetër. Nëse do ta nxjerrësh vrasësin e djalit me siguri do të nxitet krahu tjetër. Kur merret masa amortizohet situata. Ky nuk është kërcënim. Duhet drejtësi”, tha ai për media.Tutje, xhaxhai pati disa fjalë edhe për vetë të dyshuarin kryesor, “Kobrën”.“Kurrë më figura të kësaj natyre. Janë mbeturina orientale. Personi ka mbi 10 vite ecën edhe i veshur si oriental, po përdhos edhe mentalitetin religjioz, futet në xhami dhe falet, na jep mend ne. Kjo është e tmerrshme. Ky është personi, që ka menaxhuar një femër me një emër arme (Kallashi). Nëse ai del nga burgu, do të zgjojë tek ne reagimin me siguri. Nuk janë larg. Janë shumë afër. Prej fshatit ku është ky djali, autori, unë jam stërnip”, tha tutje ai.“Nuk mund ta ngrenë zvarrë popullin si ky ordiner. I mbylli derën vëllait. I kanë mbetur tre motra, prindi dhe nëna e vet krahëthatë. Si mundet që të dalë prapë ky njeri dhe të qarkullojë prapë, kjo do të ishte skandaloze. Dobësia më e madhe e shtetit në Kosovë.”31-vjeçari, Visart Cengu, i cili u varros sot, dyshohet të jetë qëlluar për vdekje derisa po largohej me veturë nga një lokal, ku edhe kishte vdekur menjëherë në vendngjarje.
>