Parashikimi i motit për fundjavë

0

Sipas Prishtina Weather në ditët e fundjavës mot më i butë, me vranësira dhe intervale me diell. Javën e ardhshme kryesisht me vranësira, e me mundësi për reshje të dobëta shiu.Ditëve të fundjavës do të mbajë mot i butë, të shtunën kryesisht me diell, e ditën e diel me vranësira dhe intervale me diell, e vende-vende mund të ketë edhe ndonjë rigë lokale shiu.E në tri ditët e fundit të muajit mars do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por edhe me intervale me diell gjatë ditës, e nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta shiu të hënën dhe pasditen e së mërkurës. Periudha më të gjata të qetësisë që priten në ditët në vijim, do të ndikojnë që ndotësit ajror të mbeten më të koncentruar pranë sipërfaqes, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet më gjatë në vlera të dobëta, vetëm gjatë ditës kur mund të fryjnë erëra, cilësia e ajrit shënon përmirësim në vlera mesatare, e vende-vende edhe të pranueshme.27.03 – Pas mëngjesit me ngrica.  Ditën më butë dhe kryesisht me diell.  Pasdite dhe në mbrëmje intervale me vranësira.28.03 – Butë, vranësira dhe intervale me diell.29.03 – Kryesisht me vranësira, e orëve të mëngjesit me mundësi për riga lokale shiu.30.03 – Kryesisht me vranësira.31.03 – Kryesisht me vranësira, e orëve të pasdites priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.Temperaturat minimale ditën e enjte pësojnë rënie gradualisht në rritje, nga -2C deri në 3C, e maksimalet shënojnë përreth vlerave mesatare dhe lëvizin ndërmjet 12C dhe 14C.Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-6m/s, e nga e diela nga verilindja  4-9m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *