Parashikimi i motit për fundjavë
Të shtunën pritet të ketë riga lokale shiu, ndërsa të dielën parashihet mot i nxehtë.
24.07 – Kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave lokale, me mundësi edhe për ndonjë rigë lokale shiu.
25.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
26.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite do të ketë vransira kalimtare, e përreth viseve malore shfaqen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.
27.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.
28.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 19C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 31C të dielen, e nga mesi i javës edhe deri në 35C, vende-vende edhe mbi. https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=17075296&v=2.1&guid=67bf1f1b237c4c94927073d850f629c3133b169b88ab4bef86404e0c069d9d10 Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-9m/s, të mërkurën me hove edhe deri në 13m/s.Shtypja atmosferike luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes deri ditën e martë