Parashikimi i motit për këtë javë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.Kjo situatë vjen si rezultat i masave anticiklonike të Azoreve që në këtë periudhë kohore depërtojnë rrallëherë.
Moti deri të premten:
Të hënën – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor. Të marten –Mot i ngjashëm , me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, në mesditë temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta për 1-2 gradë se dita e hënë.
E mërkurë- Mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta , ndersa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.
E enjte- Mot kryesisht i ngjashëm , temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta se ditët paraprake, por mesdita shënon rritje për 2-3 gradë Celsius se ditët tjera.
E premte- Java përmbyllet me mot relativisht të ngrohtë, pasi që grafiku në fushat termike do të shënoj amplitudën maksimale të javës.