Parashikimi i motit për këtë javë

Në Kosovë në këtë javë pritet të mbajë mot i ngjashëm me të javës së kaluar. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, deri më 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik.“Mot kryesisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të përsëriten pothuajse çdo ditë, por duke ndërruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do të jetë i ndryshueshëm”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.Në shumë zona të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcillen me stuhi dhe breshër.Reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara.Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës.