Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. Ndërkaq, të dielën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.