Parashikimi i motit për sot dhe tre ditët e ardhshme
Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë tri ditëve të ardhshme në vend. Sipas PW’së, gjatë këtyre ditëve do të ketë reshje shiu.18.05 – Pjesërisht vranët. Orëve të hershme të mëngjesit dhe paradite priten edhe reshje të dobëta shiu.19.05 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite me të reshura shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima.20.05 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu.21.05 – Më shumë diell me vransira kalimtare gjatë ditës.Temperaturat e ajrit pasi shënojnë rritje ditën e hënë, më pas do kenë një tendencë të rënies. Minimalet në rënie graduale nga 10C deri në 5C ditën e premte, maksimalet nga 24C, mund të zbresin deri në 17C ditën e enjte.Të hënën pritet të fryjë erë më e fuqishme nga jugperëndimi 8-14m/s, me hove edhe deri në 18m/s. E ditëve të ardhshme do të fryjë edhe nga krahu veriore me shpejtësi 4-10m/s.Shtypja atmosferike luhatet mes vlerave nën normale dhe përreth deri ditën e premte, kur shënon një rritje.