Parku në sheshin’’Ramë Bllaca’’ ish tregu i bulmetit mirëpritet nga banorët.
Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, i bashkëshoqëruar nga nënkryetari Kujtim Gashi, drejtori i shërbimeve Publike Çelë Lamaj dhe ai i Inspektorateve Islam Ukimeri, sot, kanë përurar banorët për parkun e ndërtuar sipas nevojave për gjelbërim bashkë më mundësinë e rekreacionit dhe mundësinë e zhvillimit të lojërave të ndryshme si shah e të tjera lojëra tavoline. Parku në sheshin’’Ramë Bllaca’’ tek ish tregu i bulmetit, tani është shenduar një oazë e bukur gjelbërimi dhe rekreacioni, Lidhur me këtë kryetari Totaj pohoi se kjo është një kërkesë dhe standard i kërkuar i nevojave të banorëve që të kenë hapësirë gjelbëruese dhe nevojë për pushim e gjatë verës edhe për freskim. Drejtori i shërbimeve publike pohoi se sot jemi këtë në këtë përurime presim të i përurojmë edhe dy parqe tjera tashmë të ngritur nga drejtoria jonë, të tri këto projekte kapin lartësinë e këtyre tri parqeve prej 200 mijë euro. Por ne si drejtori për vitin që vije kemi planifikim të ngrisim edhe katër parqe më të mëdha gjelbërimi dhe rekreacioni që kapin vlerën prej rreth 1 milion euro. Këtij parku ik gëzuan banorët sepse tashëm ata pohuan se kanë ne vend pushimi së paku me hije gjelbëruese./www.QendraPress.com/