Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren ka reaguar në lidhje me keqmenaxhimin financiar në  komunën e  Prizrenit.

0

                    Kryetari i degës së  PDK Shaqir Totaj, në Prizren, sot, përmes  një  konference  për shtyp ka reaguar në lidhur me keqmenaxhimin financiar dhe  dështimin për shfrytëzimin efikas të buxhetit komunal nga VV-ja  ai tha se   ‘’Qytetit të Prizrenit dhe qytetarëve tanë përveç uljes së kualitetit të jetës, degradimit të jetës publike, kulturore, artistike dhe qytetit të ngelur prapa e të pazhvilluar, po ashtu për 4 vite i’u është mohuar shfrytëzimi i buxhetit të komunës, kanë kthyer në Prishtinë për 4 vite rreth 30 milion EURO suficit buxhetor. Përveç kësaj në media të  ndryshme po qarkullojnë lajme se suficiti buxhetor për 4 vite mund të jetë 40 milion Euro por për shkak të jo transparancës që e karakterizon qeverisjen lokale në Prizren, nuk ka informata të sakta dhe precize.

Vetëvendosja në krye me Z. Haskuka kanë ardhur në pushtet duke proklamuar ndryshimin dhe po vazhdojnë të fokusojnë gjithë daljet e tyre publike dhe fushatën në emër të ndryshimit, ndryshimi në Prizren është fakt që ka ndodhur, degradim, dështim dhe dëmtim i imazhit të qytetit tonë historik, mbi të gjitha dhe mohim i shfrytëzimit të afër 30 milion EURO-ve të komunës që i’u takojnë qytetarëve të Prizrenit.

Kurse Totaj,lidhur me këtë rast tha se  tashmë Dega e Prizrenit  është në përfundim të  emërimit  të kandidatëve  që ne  zgjedhjet  lokale  do ë kete një strukturë të mirë.

 Mesazhi i tij ishte  që Prizrenit  meritojnë një qeverisje të dinjitetshme, transparente dhe efikase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *