Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren ngushëllon për humanistin e çështjes kombëtare Dr.Nexhip Berisha
Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, me keqardhje e pranoi lajmin e vdekjes të veprimtarit të çështjes kombëtare dr.Nexhip Berisha.
Ndarja nga jeta e njërit prej mjekëve më të përkushtuar, mbi të gjitha një model i humanistit, është humbje jo vetëm për familjen, komunitetin e mjekëve, miqtë̈, por edhe më gjerë.
Nexhip Berisha ishte njëri prej themeluesve të PDK-së dega në Prizren, i cili me angazhimin dhe përkushtimin e tij të palodhshëm, la shembullin e tij më të mirë, se si të veprojnë dhe si të punojnë gjeneratat e reja, në të mirë të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, PDK dega në Prizren dhe Kryetari i saj z.Shaqir Totaj, ngushëllon sinqerisht familjarët, kolegët, miqtë dhe të afërmit e Dr.Nexhip Berishës./qendrapress.com/