Partia Social Demokrate është duke realizuar një aksion para ndërtesës së Qeverisë.

Partia Social Demokrate është duke realizuar një aksion para ndërtesës së Qeverisë. Gjatë aksionit ka ndërhyrë Policia e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.  Si pasojë ka pasur përplasje me anëtarët e PSD-së.Në pamje shihen kryetari i partisë, Dardan Molliqaj, dhe Frashër Krasniqi e Zgjim Hyseni.

Aksioni i referohet zhvillimeve të fundit pas publikimit të audio-incizimeve të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.