Partitë e komuniteteve ankohen në PZAP, të gatshëm t’i drejtohen edhe Kushtetueses

0

 Komunitetet pakicë joserbe kanë dorëzuar ankesë në PZAP lidhur me procesin zgjedhor dhe dyshimet për keqpërdorimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur “Romani Iniciativa”.

Ankesë në PZAP ka dorëzuar ish-deputetja boshnjake Duda Balje, kryetare e Unionit Socialdemokrat (SDU).

Ajo tha se presin që drejtësia do të vihet në vend, duke paralajmëruar se do të ankohen edhe në Gjykatën Supreme.

“Kemi dorëzuar ankesë në emër të komunitetit boshnjak. Po presim rezultatin, jemi shumë të sigurt se drejtësia do ta marrë rrugën e vet dhe secili do ta përfaqësojë komunitetin e vet. Ne mendojmë se kemi deputetë që nuk kanë votuar prej komuniteteve që janë dhe mendojmë se ne kemi të drejtë. Jemi gati të shkojmë deri në Gjykatën Kushtetuese”, tha ajo.

Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane, ka thënë se kanë fakte të mëdha që votat janë manipuluar nga Lista Serbe.

“Kemi arritë ta dorezwzojmw ankesën tonë të komuniteteve RAE. Pretendojmë se gjatë zgjedhjeve ka pasë orkestrim të votave dhe po ankimojmë Iniciativën Rome që është iniciativë që ka marrë vota nga vendbanime dhe banorë serbë. Dy të zgjedhurit nga Iniciativa Rome nuk janë të zgjedhur rom por të zgjedhur nga komuniteti serb”.

Ish-deputeti Fitim Draka, tha se komunitetet joserbe janë të dëmtuara nga ky proces zgjedhor nga manipulimi i votave.

“Ne sot ushtruam obligimin tonë dhe të drejtën tonë kushtetuese që të ankohemi, sepse kemi konstatuar të gjitha subjektet politike që jemi të dëmtuar në këtë proces sepse është shkelur vota e qytetarit. Besojmë që kjo kërkesë e jona nuk do has në vesh të shurdhër dhe drejtësia do bie në vend”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *