Partitë opozitare PDK dhe AAK, kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës lidhur me vendimin për blerjen e teksteve shkollore.
PDK madje është zotuar se do ta dërgoj vendin në zgjedhje.
Kështu është shprehur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
“Seancën e sotme e kemi thirr si deputet të opozitës për një çështje të rëndësishme që prek mbi 100 mijë familje dhe rreth 210 mijë nxënës. Besoj që nuk ka gjë më të arsyeshme që sot të hapej sesioni vjeshtor në Kuvend me një çështje që është jetike e që prek ardhmërinë e vendit tonë”, ka thënë Tahiri.