Pas arrestimit të policëve, Ganimete Musliu kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla dhe Drejtorit të Policisë

                          Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) ka kërkuar që ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti të japin dorëheqje, përcjell Reporteri.net.Me anë të një postimi në Facebook Musliu ka thënë se pas arrestimit të madh të policëve, dorëheqja e Samedin Mehmetit dhe Xhelal Sveçles do t’i bënte nder Policisë së Kosovës, Kosovës si dhe vetë atyre.

Postimi i plotë:

Pas arrestimit të numrit të madh të policve, nuk ka me kuputim qe edhe me tutje te ushtrojne detyren e tyre, Drejtori i Përgjithëshem i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti dhe Ministri i Punëve të Brëndshme Xhelal Sveçla.Doreheqja e tyre do ti bente ndere Policise se Kosovës, Kosovës dhe vet Mehmetit e Sveçles.