Pas bllokimit të xhirollogarive, punëtorët e Telekomit të premten në protestë

0

Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomit të Kosovës (FSP-PTK), ka bërë të ditur se të premten (6 nëntor) duke filluar nga ora 11:00-12:00, do të mbahet protestë në shenje pakënaqësie për bllokimin e xhirollogarive dhe zhvillimeve të fundit në Telekom.

Sipas FSP-PTK, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, atëherë do të ketë protesta dhe greva.

“FSP-PTK sipas ligjeve ne fuqi dhe Statutit të Sindikatës, ka paralajmëruar në konferencën e datë 02.11.2020 për hapat që do të ndërmerren ditëve në vazhdim. Protestat do të fillojnë nga 06.11.2020 sipas hapave të paralajmëruare (e premte, protestë 1 orë nga 11:00-12:00) para objekteve kryesore të Telekomit në të gjitha qendrat e Kosovës. Nëse nuk merren parasysh kërkesat e FSP-PTK te cilat janë bërë të qarta më 29.10.2020, atëherë protestat dhe grevat do të vazhdojnë sipas paralajmërimeve”, thuhet në reagimin e FSP-PTK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *