Pas dëmtimit të banerit në Graçanicë, Rama: Mjeranët që djegin simbole, forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e lirisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas dëmtimit të banerit me mbishkrimin “Lira ka emër”, në Graçanicë.
Kryeministri Rama i ka quajtur të mjerë ata që djegin flamuj, simbole apo postere, duke shtuar se ata thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e lirisë, transmeton Telegrafi.
“Liria ka emër, dhe mjeranët që djegin flamuj, simbole apo postera, thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e lirisë”, thuhet në reagimin e Ramës.
Për dëmtimin e banerit, ka reaguar edhe ideatori i sloganit “Liria ka emër”, Ismajl Tasholli.
Ai ka dënuar ashpër djegien e sotme të billbordit në Graçanicë, duke thënë se prapa këtij akti të shëmtuar dhe vandal qëndron Beogradi zyrtar.
“Në Graçanicë, sot është djegur qëllimisht billbordi ‘Liria ka emër’ me logo të UÇK-së, një akt vandal dhe i papranueshëm. Liria nuk duhet t’i pengojë askujt, sepse është vlerë universale, dhe nuk duhet t’i pengojë as Serbisë e cila po vazhdon sulmet ndaj Kosovës. Ky akt i vandalizmit duke shkatërruar billbordin ‘Liria ka emër’, vjen nga Beogradi zyrtar, të cilit i ka penguar lufta e Kosovës për liri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Pavarësia e Kosovës dhe sot po i pengon edhe vetë shteti i Kosovës”, ka thënë Tasholli.
Dëmtohet baneri “Liria ka emër” i cili ishte vendosur në Graçanicë
Ndryshe, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se tashmë kanë nisur hetimet për rastin