Pas Haradinaj, edhe Hoti kërkon largimin e Qeverisë Kurti

           Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas sanksioneve që i vendosi SHBA-ja Kosovës duke kërkuar largimin e Qeverisë Kurti.Hoti tha se një moskoordim i politikës së Kosovës me Amerikën është politikë antishtetërore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Moskoordinimi i politikës tonë shtetërore me Amerikën është politikë antishtetërore. Një qeveri që sillet kështu duhet larguar menjëherë. Kosova nuk e meriton një qeverisje të tillë.”, shkroi Hoti në Facebook.Tutje ish-kryeministri tha se kjo ishte arsyeja qe LDK-ja e ka rrëzuar një qeveri siç e quan ai, antiamerikane.“Po e shihni vetë. Kjo ka qenë arsyeja që ne si LDK e kemi rrëzuar një qeveri antiamerikane në fund të marsit 2020. E pësuam politikisht në zgjedhje, por e ruajtëm Kosovën.”, përfundoi ai./Reporteri.net./