Pas koordinimit të përbashkët;Komunë-‘’Hidroregjioni jugor’’ dhe QRTK-ja besohet do të zgjedhin problemin rrjedhës së ujit në gjetjen arkeologjike në sheshine Lidhjes në Prizren.
Gjetja arkeologjike në Sheshin e Lidhjes në Prizren jo vetëm edhe gjatë dimrit por edhe në stinëve tjera po ka ujë brenda kësaj gjetje .Instituti Arkeologjik i Kosovës gjatë vitit 2016 ka vazhduar gërmimet me karakter shpëtimi në Sheshin e Lidhjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një mbetje arkitektonike të periudhës klasike romake, përkatësisht të shekullit II-III. Pas një varg intervenimesh këtu është pa se ka rrjedhë të ujit dhe pas kësaj janë mbledhur të gjithë bashkë Qendra për Trashëgimi Kulturore në Prizren, komuna e Prizrenit dhe përfaqësuesit e Hidroregjionit jugor , që të shohin se ku qëndron defekti i ujit që vazhdimisht po rrjedhë këtu. Bashkarisht të gjithë besohet që këtë rrjedhje uji ta eliminojnë, Drejtori i QRTK-së Samir Hoxha, tregon se pas këtu në këtë gjetje të veçantë arkeologjike ka rrjedhje uji në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe stafin e Hidroregjionit jugor bashkërisht me ekspertë të fushës jemi mbledhur sot për të pa se si të eliminohen këtu këto rrjedha uji dhe të bëhet mbrojtja e kësaj gjetje të trashëgimisë. Kryeshefi i Hidroregjionit jugor Fadilk Berisha,tregon se pas lajmërimit nga QTRK-së ne kemi kontaktuar dhe kemi marrë edhe miratimin e komunës së Prizrenit, dhe drejtorit Çelë Lamaj pas punimeve që do ti bëjmë për të eliminuar këto rrjedhje uji këtu, ata do ta rikthejnë në gjendje të më parme këto punime. Sot jemi bashkë për të pa mundësinë e eliminimit të këtij defekti tha z. Berisha. Derisa ekspertët e fushës besojnë se pas këtij intervenimi do të gjendet mundësia që ky defekt i rrjedhës së ujit të eliminohet përgjithmonë. /Rtv Besa/ transmeton/QendraPress.com/