Pas Lezit dhe Kushtendilit edhe Milaj i Hasit ,fshati që u braktis nga banorët.
Pas Lezit dhe Kushtendilit fshatra në Vwrri të Prizrenit tani edhe Fshati Milaj i Hasit ,i cili gjendet pranë kufirit me Shqipërinë u braktisë. Atë e ndajnë rreth 20 kilometra larg qytetit të Prizrenit. Ky fshat dikur numëronte 30 shtëpi me rreth 100 banorë, ndërsa sot, në këtë fshat vazhdon të qëndroj vetëm një familje, anëtarët e së cilës, nuk dëshironin të prononcoheshin para kamerës. Me gjithë bukuritë natyrore, e ajrin e pastër, të rrallë janë vizitorët në këtë fshat. Braktisja e fshatit, nisi qysh prej luftës së fundit në Kosovë. Vetëm shtëpitë nën qiellin e hapur i rezistuan kohës në këtë fshat. Ato janë të vetmet që flasin për vjetërsinë e fshati, derisa koha kur ato ishin të mbushura plot, i përket vetëm të kaluarës.