Pas një muaji grevë, nesër fëmijët dhe mësimdhënësit kthehen në bankat shkollore 
Nxënësit së bashku me mësimdhënësit ditën e nesërme, pas një muaji grevë, do t’i kthehen bankave shkollore.BSPK njoftoi dje se kanë pezulluar grevën e filluar më 25 gusht në administratën publike dhe arsim.Ata kanë thënë se greva do të jetë e pezulluar deri në janar të vitit 2023 dhe mësimi do të fillojë të hënën.Ndërkaq, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se greva ka qenë e ligjshme dhe u përdor si mjet i fundit i presionit.“Greva ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit presioni në raport me partnerin social me Qeverinë. Nuk ishte akt personal, e as individual por mjet i organizimit sindikal”, është thënë në konferencë.Kreu i SBASHK, Rrahmaj Jasharaj ka thënë se greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janar të vitit 2023.“Urojmë që kjo kohë të shfrytëzohet nga qeveria për reflektim dhe dialog të mirëfilltë, sepse janari vjen shpejt dhe nuk është mirë që të ndodh prapë greva si kjo e tanishmja”, tha Jasharaj në një konferencë për media. /Reporteri.net