Pas  parkut në  ‘’Ortakoll’’ sot përurohet parku  në lagjen ‘’Lakuriq’’

    Kryetari i komunës Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi,drejtorët Çelë Lamaj, bashkë me satfin e Shërbimeve Publike , dhe  drejtori Islam Ukimeri , sot, pas parkut në ‘’Ortakoll’’  përuruan  hapësira prej rreth 2400 metra  katrorë  të  parkut  në lagjen ‘’Lakuriq’’. Ku me këtë rast  kryetari Totaj, pohoi se sot, pas parkut në lagjen ‘’Ortakoll’’  jemi këtu në përurim të  rreth 2400 metra  katrorë të parkut në  këtë  pjesë të qytretit, ku tashmë   gjithë këto  banesa  dhe banorët e  këtyre  banesave  kanë  ambiente më të  pastërta  gjelbërimi dhe kosotoja  e këtyre  parqeve  është  e lartë, por  interesi  për këta banorë  është më i madh  dhe  me hapësira të  gjelbëruara do të  vazhdojmë edhe në  të ardhmen tha ai.Drejtori I Shërbimeve Publike  Çelë Lamaj tha se  kostoja e  8 parqeve të  përuruara  dhe  tashmë që  planikojmë edhe  disa  tjera kalon shifrën prej 900 mijë euro.Mirëpo këto hapësira  gjelbërimi domosdo se  i duhenë këtyre  banorëve  dhe ne  edhe në të ardhmen do të  vazhdojmë  bashkë  me sektorin e  ambinetit të  krijojmë  hapësira  gjelbërimi ,sepse  këto oaza  gjelbërimi janë  nevojë  e domosdoshme   theksoi ai. Përurimet e  parqeve  pritet  që  do të kete edhe në ditët në vijim ./QendraPress/