Pas PDK-së, edhe AAK bojkoton adresimin vjetor të Osmanit: Është në shërbim të Kurtit, nuk përfaqëson unitetin e popullit 

Pas PDK-së, edhe Grupi Parlamentar i AAK-së kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani para deputetëve, shkruan Reporteri.net. 

Nga AAK kanë thënë se Osmani ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit.“Presidentja Osmani ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit. Në shumicën e rasteve është në shërbim të kryeministrit, në funksion të agjendës së tij. Andaj, Grupi Parlamentar i AAK-së refuzon të marrë marrë pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.Para pak minutash edhe edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës kanë njoftuar se nuk do  të jenë pjesë e seancës së organizuar për fjalimin vjetor të Presidentes Osmani.“Grupi Parlamentar i PDK-së konsideron se organizimi i sotëm i fjalimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani, para deputetëve të Kuvendit, është një tjetër spektakël i pushtetit, që përmes rregullave formale të raportimit para Kuvendit, të mbulojë dështimin e mospunës së Presidentes”, u tha në njoftim. /Reporteri.net