Pas publikimit të këtyre pazareve,Presidentes Osmani si mbetet tjetër pos të jap dorëheqje-Shkruan ;Qazim THAÇI

           Besojë se  ende e kemi të freskët  që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, u bë dorëzimi i postit nga presidenti i i atëhershëm, Behgjet Pacolli, te kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, Me kërkesë të Pacollit (për shkaqe objektive), dorëzim-pranimi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës te kryetari i Kuvendit, duhej të bëhej më datë 4 prill 2011, në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentit.

Kështu Krasniqi, për herë të dytë atëbotë u bë ushtrues detyre i Presidentit të Republikës. Herën e parë ai e mori këtë detyrë nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu, i cili po ashtu u detyrua të jep dorëheqje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se kishte shkelur Kushtetutën duke mbajtur njëkohësisht dy poste, atë të Presidentit dhe të kryetarit të Partisë (LDK).Kurse tani kur u bënë publike pazaret e deputetëve:Adem Hoxha dhe Fadil Gashit, a thua mund të heshtë Gjykata Kushtetuese???!!!. Por ,edhe nëse heshtë Gjykata Kushtetuese , a e ka radhën ndërgjegjja e presidentes të tregohet dhe të jap dorëheqje!!!!! Kur kësaj i shtohet tashmë publikimi i faktit se kryeministri Kurti i ka lutur, e Radoiçiçi, tani më i kërkuar për për aktin vandal e barbar e kriminal të Banjskës i ka paska detyruar që të votojnë për presidentin Osmani. Nuk lë asnjë rrugë tjetër, pos asaj të nderit dhe ofrimin dorëheqjes.
Më lejoni të rikujtojë edhe Ish senatoren belge, Annie Marie Lizin, me një deklaratë të fortë që kishte “goditur” Serbinë në vitin 1999.
“Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija! Do të më dukej përbuzëse për viktimat”, kishte thënë ajo. Po si ta gëzojmë pra një presidente nga votat serbe edhe ate nga Radoiçiçi. O tempora o Mores…Kosova ka e ku po shkon do ta thoja edhe në gjumë e lëre më zgjuar!!!!!!!!./wwww.QendraPress.com/