Pas shumë debateve dhe kërkesave të qytetarëve sot, iu vu guri theluar për tualetet publike në Prizren.
Pas shumë debateve dhe kërkesave të qytetarëve sot, iu vu guri theluar për tualetet publike në Prizren. Në këtë përurim që tashmë është në bashkëfinancim prej 20 për qind USAID-i dhe pjesa tjetër nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. Në gur themelin e sotëm, ishte Nënkryetari i komunës Kujtim Gashi ,drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj ,Zyrtarë të USAID-it dhe përfaqësues të Shoqërisë civile, e ku bashkërisht edhe kryen ceremoninë e këtij fillimi Nënkryetari Kujtim Gashi, me këtë rast tha se tashmë po fillojmë ndërtimin e tualeteve publike si nevojë dhe kërkesë e kamotshme dhe këtë po e bëjmë edhe me USAID-in. Besojmë se ky është edhe një premtim elektoral i kryetarit Totaj, dhe pasi Prizreni po vizitohet nga shumë vizitorë këto tualete do të jenë në shërbim të qytetareve dhe vizitorëve të shumtë. Drejtori Çelë Lamaj me e këtë rast tha se pas shumë debateve dhe kërkesave imediate që kemi pasur arritëm që të fillojmë realizimin e këtij projekti për tualetet publike e që do të bashkëfinancojmë 135 mije uro për këto, ku 20 për qind nga kjo vlerë e ndanë USAID-i. Besojmë se kjo është edhe nevojë, por edhe premtim i yni tha drejtori Lamaj. Kurse në merr të shoqërisë Civile Antigona Shestan, pohoi se një kërkesë të këtillë për personat më aftësi të kufizuar e kanë bërë që nga viti 2016, por ajo është shtyrë deri më sot dhe ne besojmë se nevoja e madhe e personave me aftësi të kufizuar është të ketë Prizreni tualete publike, sepse restorant dhe kafiteritë të qytetit nuk janë të arritshme për këtë kategori personash.Projekti i parë filloi në hapësira përballë administratës së komunës së Prizrenit./www.QendraPress.com/