Pas tejkalimit të COVID-19, shtohet numri i pacientëve me probleme në zemër në QKUK

0

Drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Basri Lenjani,  ka bërë të ditur se po ballafaqohen me mbipopullim të pacientëve që ishin të infektuar me COVID-19, e që tash po kanë implikime në zemër.Sipas tij, raste të tilla po ngarkojnë këtë klinikë, ngase ekzaminimi i tyre zgjatë deri në dy orë.“Ende ekzistojnë rekomandimet e IKSHPK-së, dhe rekomandimet e Qeverisë. Ne duhet të sillemi sikur të ishte prezent sëmundja COVID-19. Në Klinikën Emergjente një mbipopullim që kanë kërkuar shërbimin tonë emergjent kemi gjendje pas COVID që vijnë me pengesa në zemër. Kjo e ngarkon shërbimin tonë sepse janë ende nën ndikimin e terapisë. Rastet të tilla që vijnë pasi kanë kaluar COVID i bëhen ekzaminimet brenda dy orësh dhe në bazë të gjetjeve përsëri hospitalizohen për t’i tejkaluar ato vështirësi të cilat i ka sjellë COVID-19”, ka thënë Lenjani për Ekonomia Online.Sipas tij, është rritur edhe numri i pacientëve të cilët kërkojnë shërbime emergjente mjekësore për shkak të temperaturave të larta.Ai ka shtuar se shërbimet emergjente janë të detyruar të ofrojnë kujdes emergjent mjekësor për të sëmurët e lënduar dhe të helmuar.“Në Klinikën Emergjente është rritur numri i të sëmurëve të cilët kërkojnë shërbime emergjente mjekësore për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të temperaturave të larta të cilat po ngjajnë në Kosovë, në regjion e Ballkan. Shërbimet emergjente janë të detyruar të ofrojnë kujdes emergjent mjekësor për të sëmurët e lënduar dhe të helmuar po kjo mbingarkim mbi shërbimin emergjent mjekësor vështirëson punën në Klinikën Emergjente për shkak se shumica e të sëmurëve që kërkojnë shërbime emergjente vijnë me sëmundje të rëndë si pasojë e përkeqësimit të shenjave dhe simptomës së sëmundjes duke mos i anashkaluar edhe gjendjet aksidentale sidomos traumat dhe helmimet me mjete të ndryshme klinike”, ka theksuar Lenjani. Sipas tij, në klinikë brenda 24 orëve kërkojnë ndihmë mjekësore mbi 380 raste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *