Pas tërmeteve, Erdogan shpall një javë ditë zie kombëtare
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare pas tërmeteve vdekjeprurëse që ndodhen në Turqi gjatë ditës së sotme.I pari i shtetit turk, përmes një postimi në Tëittere tha se flamuri i Turqisë do të valëvitet në gjysmështizë deri të dielën.“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare për shtatë ditë. Flamuri ynë do të valëvitet në gjysmështizë deri në perëndimin e diellit të dielën, më 12 shkurt 2023. , në të gjithë vendin tonë dhe brenda përfaqësive të huaja”, shkroi Erdogan, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.Kujtojmë se Turqia është goditur sot nga disa tërmete, që lanë mbi 2 mijë e 600 persona të vdekur dhe shkaktuan shumë dëme materiale.Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka autorizuar trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që t’i dalin në ndihmë autoriteteve turke të kërkimshpetimit pas tragjedisë së sotme.