Pas vendimit të Hotit për ndarje të pagesave shtesë për mësimdhënësit, Azemi: Qeveria po i diskriminon punëtorët e sektorit privat
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se Qeveria në detyrë i ka anashkaluar premtimet ndaj punëtorëve të këtij sektori.
Reagimi i Azemit vjen pas vendimit të Qeverisë Hoti se do të ndajë pagesa shtesë për punëtorët e arsimit.“Diskriminimi i Punëtorëve të Sektorit Privat në stilin Millosheviqian. Qeveria e Kosovës pas dy javë greve dhe pas deklarimit se do të paguajnë punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik në spitale, QMF dhe ambulante, këtë nuk e bëri deri më sot, ndërsa neve na gëzoi fakti se do të paguani page shtesë për punëtorët e Arsimit si dhe ju përgëzojmë për këtë veprim, mirëpo qeverise nuk i erdhi turp që t’i anashkalojnë, diskriminojnë punëtorët teknik te spitaleve dhe të QMF-së të cilët janë në mënyrë direkt te rrezikuar, pasi që këta punëtorë 24 orë janë me pacientët të prekur nga COVID-19”, ka reaguar Azemi.Ai ka kërkuar që të krahasohet rreziku mes punëtorëve të arsimit dhe punëtorët teknikë të cilët kanë punuar në spitale e dhoma të pacientëve me COVID-19.Ju si Qeveri a keni turp për këtë veprim? Krahaso sa ka qene një mësimdhënës i rrezikuar e sa një punëtor teknik qe ka mirëmbajtur dhomat e pacientëve të prekur nga COVID-19. Çka mendoni ju si Qeveri t’u thoni tani punëtorëve teknik të spitaleve dhe QMF-së për diskriminimin e shfaqur ndaj tyre? Ne tani kërkojmë nga 700 euro për secilin punëtor, mirëpo këto nuk presim ti marrim nga ju në mënyrë direkt, me nënshkrimin tuaj ju na mundësoni qe mjetet ti kërkojmë përmes rrugëve ligjore. Vendimet e juaja po detyrohemi t’i zbatojmë me avokat dhe përmes gjykatës. A thua punëtorët teknik që mirëmbajnë shkollat i keni pasur parasysh për këto shtesa?! Kemi shumë për të thënë, kësaj radhe po e lëmë me kaq me një konstatim, kjo ndarje te ne ka ndodhur nga 1990-1999 nga regjimi serb”, përfundon reagimi.Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pas takimit me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), u ka siguruar që do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit.Ndryshe, SBASHK-u kishte kërkuar nga Qeveria ta mbështesë sektorin e arsimit me para shtesë, për shkak të rrezikshmërisë nga Coronavirusi. /Telegrafi/