Pas vërshimeve, ekipe të FSK-së po ndihmojnë qytetarët e Pejës

                           Që nga e shtuna ekipe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga Garda Kombëtare, Operacionet Speciale, Forcave Tokësore janë duke marrë pjesë në operacionin në ndihmë popullatës në rajonin e Pejës.FSK-së po japin kontributin duke ndihmuar familjet për t`u kthyer në gjendjen normale.“Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për t`u dal në ndihmë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me kapacitetet e saj”, thuhet në njoftim. Komuna e Pejës të dielën ka formuar Shtabin Emergjent për të adresuar nevojat e qytetarëve të prekur.“Shtabi Emergjent është mobilizuar menjëherë pas vërejtjes së situatës, dhe ekipet po punojnë pa pushim për të adresuar nevojat dhe sfidat që dalin nga ky fenomen natyror”, thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës.