Pas vërshimeve, Ushtria e Kosovës në terren për të ndihmuar qytetarët
Disa pjesë të vendit janë në gjendje të rënduar për shkak të vërshimeve. Në ndihmë qytetarëve u ka dalë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Ekipet e Kërkim – Shpëtimit të Gardës Kombëtare kanë arritur të evakuojnë 60 qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.“Pas gjendjes së krijuar me reshjet në nivel vendi, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë, ku gjatë orëve të vona ka realizuar operacionet e Kërkim – Shpëtimit në disa lokacione ku është rrezikuar jeta e qytetarëve.Ekipet e Kërkim – Shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së janë mbështetura nga Kompania për Operacione Civile dhe Policia Ushtarake e FSK-së dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.Operacionet janë realizuar me sukses dhe kanë arritur të evakuojnë qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.Komanda e Forcave Tokësore ka evakuuar 60 qytetarë të Komunës së Gjakovës dhe i ka strehuar ata në Aeroportin e Gjakovës për strehim të përkohshëm”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës