Pasojat e tërmetit në Turqi, katër të vdekur dhe 120 tjerë të lënduar

0

Katër persona kanë humbur jetën dhe 120 tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Greqinë, duke shkatërruar ndërtesa të shumta dhe lëshuar alarmin për një cunami të mundshëm, shkruan Sky News.

Epiqendra e tërmetit prej 7.0 magnitudë ishte në Detin Egje rreth 17 kilometra larg brigjeve të provincës turke Izmir, në një thellësi prej 16 kilometra, transmeton Telegrafi.

Dridhjet e tërmetit janë ndjerë në tërë rajonin, përfshirë Stambollin dhe ishuj grekë e deri të kryeqyteti – Athina.

Në anën tjetër kryetari i Izmirit, Tunc Soyer, ka bërë të ditur se afro 20 ndërtesa janë shembur në këtë provincën.

Pamjet e publikuar në internet shfaqin të mbijetuarin që nxirren nga ekipet e shpëtimit, pasi kishin ngecur nën rrënojat e objekteve të shembura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *