Pauzohet hulumtimi i vaksinës kundër COVID-19, pjesëmarrësit e studimit janë prekur nga një sëmundje e pashpjegueshme

0

Kompania amerikane “Johnson & Johnson” ka pauzuar përkohësisht hulumtimin klinik të vaksinës potenciale kundër coronavirusit, për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme te pjesëmarrësit, është bërë e ditur nga kjo kompani, shkruan CNN.

Sëmundja e një pjesëmarrësi është duke u hetuar nga një këshill i pavarur për mbikëqyrjen e të dhënave për siguri, transmeton Telegrafi.

Në kumtesë ndër tjera thuhet se një pauzim i tillë është i zakonshëm për shkak të hulumtimit të një numri të madh të vullnetarëve – më saktësisht thënë dhjetëra mijërave.

Kjo është herë e dytë që hulumtime të tilla po pauzohen. Kohë më parë kompania AstraZeneka kishte vepruar njëjtë në fazën e vonshme të testimit të vaksinës eksperimentale që zhvillohet në Universitetin e Oksfordit – për arsye të njëjta, sëmurjes së një pjesëmarrësi në studim.

Hulumtimet e kësaj vaksine në Britani të Madhe, Brazil, Afrikën e Jugut dhe Indi ishte vazhduar, por në SHBA ende nuk ka rifilluar.

Kompania Johnson & Johnson ka njoftuar se muajin e kaluar vaksina e tyre eksperimentale kundër COVID-19 ka prodhuar imunitetit në fazën e hershme të testimit, ku më pas kishte filluar faza finale e testimit tek më shumë se 60 mijë pjesëmarrës, e rezultatet priteshin të bëhen publik në fillim të kësaj jave apo asaj të ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *