Pavarësimi energjetik, Ambasada gjermane uron shtetin e Kosovës dhe KOSTT-in

0

Ambasada gjermane në Prishtinë ka uruar Kosovën dhe KOSTT-in që është bërë e zonë e pavarur rregulluese brenda bllokut Kosovë-Shqipëri, marrëveshje kjo që është arritur së fundmi mes këtyre dy vendeve.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe nënshkrimit të saj me Rrjetin e Sistemit të Transmisionit të Operatorëve – ENTSO-E, KOSTT do të menaxhojë kapacitetet e interkoneksionit të Kosovës me operatorët fqinjë të Sistemit të Transmisionit.

“Ky hap aktivizon linjën e interkonjeksionit të tensionit të lartë 400 kv midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe pritet të rrisë kapacitetin e transmisionit dhe të kontribuojë në sigurinë dhe besueshmërinë e sistemeve të energjisë të Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.

Ndryshe, projekti është financuar nga Banka për Zhvillim KfW, Swisssgrid dhe përkrahur nga partnerët evropianë dhe ata amerikanë.

Dy ditë më parë nisi operimi i pavarur i Kosovës, si zonë rregulluese brenda bllokut rregullues Shqipëri–Kosovë, ndërsa kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha sot se pavarësimi energjetik është sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë.

Hoti tha se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës, hapi një kapitull të ri brenda bllokut Shqipëri-Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *