PDK do të jetë pjesë e takimit të presidentes Osmani për zgjedhjet në veri  PDK do të jetë pjesë e takimit të presidentes Osmani për zgjedhjet në veri 

                             Partia Demokratike e Kosovës do të jetë pjesë e takimit të thirrur nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, lidhur me zgjedhjet në veri.Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga Zyra për Informimim e kësaj partie, derisa bëjnë të ditur se Betim Gjoshi do jetë përfaqësues i tyre në këtë takim, duke qenë se kreu i PDK-së “Në këtë takim të thirrur nga presidentja do të jetë Betim Gjoshi, sekretar për organizim dhe zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net. Presidentja Osmani do të takohet me partitë politike për të biseduar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – pasi kryetarët e fundit dhanë dorëheqje për shkak të vendimit për targat. Përveç komunave, serbët në shenjë revolte kanë lëshuar edhe kuvendin, qeverinë, policinë, gjykatën, prokurorinë e doganën. Për të mos e marrë një veprim të tillë, krerët e shtetit kanë bërë thirrje vazhdimisht që serbët të qëndrojnë në institucionet e Kosovës./Reporteri.net/