PDK: Emërimi i militantit të VV-së drejtor në RTK e shndërron televizionin publik në megafon të Albin Kurtit
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për zgjedhjen e militantit të VV’së, Rilind Gërvalla, drejtor të Radio Televizionit të Kosovës.Në reagimin e partisë, thuhet se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti ka kohë prej kur kanë nisur instalimin e militantëve në RTK, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Kapja e RTK-së nga kryeministri Albin Kurti me mbështetjen e presidentes Vjosa Osmani ka filluar që nga zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së, të cilët tani po i përdorin për realizimin e planit politik të partisë në pushtet për instalimin e militantëve në pozita drejtuese, duke kulmuar sot me emërimin e militantit Rilind Gërvalla si drejtor i Televizionit Publik”, thuhet në reagim.
2 Sipas PDK’së, tash që një militant i VV’së u përzgjodh drejtor, televizioni publik do të shërbejë si megafon i kryeministrit Albin Kurti.“Me këto emërime, RTK nuk do të jetë më në shërbim të publikut, por do të përdoret si megafon i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, ndërsa militantët që do ta drejtojnë RTK-në, do të marrin urdhra nga ideologët dhe propaganduesit e tyre partiak”, thuhet ndër të tjera.Në reagim të PDK’së theksohet edhe se përmes nepotizmit në RTK, kryeministri Kurti po synon ta përdor telivizionin publik për propagandë, “dhe agjitacion të llojit ‘Çka ka, çka s’ka’”. /Reporteri.net/.
Reagimi i plotë: