PDK ende pa vendim, Kryesia e ngushtë vendos sot për koalicion apo jo me NISMA-n e Limajt

0

Sot është afati i fundit që partitë politike të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore.Deri në ora 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).Koalicioni i parë që pritet të nënshkruhet është ai mes LDK-së dhe AKR-së, çka e kanë konfirmuar nga partia e Behgjet Pacollit.Por mbetet ende e paqartë nëse Partia Demokratike e Kosovës do të lidh koalicion parazgjedhor me NISMA-n e Fatmir Limajt. Ky i fundit në një intervistë dhënë së fundmi për mediat locale në Malishevë ka thënë se nëse arrihet ky koalicion, do të ishte fitues i zgjedhjeve.Mediat kanë kontaktuar disa nga zyrtarët e PDK-së për t’i pyetur nëse do të lidhin apo jo koalicion parazgjedhor me NISMA-n.Evgjeni Thaçi-Dragusha, ish-deputete e PDK-së, ka thënë se nuk ka ende një vendim.
“Partia nuk ka marrë ende një vendim nëse do të ketë apo jo koalicion me NISMA-n”, ka thënë shkurt ajo.Edhe Ariana Shoshi-Musliu ka thënë se nuk është në dijeni nëse do të ketë apo jo koalicion.
“Nuk e di, për këtë vendos Kryesia e partisë”, ka pohuar ajo për Reporteri.net.Gazeta ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga zyrtarë tjerë të kësaj partie, si Xhavit Haliti e Bedri Hamza por nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.mësohet se Kryesia e ngushtë e PDK-së është ajo që do të vendos sot për fatin e koalicionit me partinë e Fatmir Limajt.

Poashtu Reporteri ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga zyrtarë të NISMA-s, konkretisht nga Endrit Shala dhe Zafir Berisha por kontakti me ta ka qenë i pamundur, kurse Bilall Sherifi nga kjo parti nuk e ka hapur telefonin.Ndryshe sot pritet të kuptohet më shumë edhe rreth fatit të disa partive më të vogla dhe atyre të komuniteteve të cilët në vijimësi kanë pasur ulëse në Kuvend nëse do të ketë koalicion apo do të bëhen pjesë e listave të përbashkëta me të mëdhatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *