PDK-ja largohet nga seanca, s’merr pjesë në votime
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën ku janë duke u votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara.Në fillim të kësaj seance janë votuar gjashtë amendamente të Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Deputetët e PDK-së nuk kanë votuar, teksa kanë lëshuar edhe tërësisht sallën e Kuvendit. Kjo erdhi menjëherë pas deklaratës së shefit të këtij grupi, Abelard Tahirit, i cili tha se ata nuk do të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.“Nuk do të marrë pjesë në këtë votim nuk do të bëjmë propozim për asnjë kandidat”, ka thënë Tahiri. Nga PDK kanë thënë sot se do jenë pjesë e seancave, por se nuk do të marrin pjesë në votimin e ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërsa në orën 14:00, pritet të mbahet jashtëzakonshme, ku do të jenë në rend dite dy pika, e njëra nga to ka të bëjë me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti. Seanca e Kuvendit është duke vazhduar.