PDK-ja në Prizren e para, kurse  gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja nacionale.

Bedri Hamza,kandidatë për krye,ministër në zgjedhjet e ardhshme nga  PDK-ja, viziton Prizrenin: PDK-ja ka qenë dhe do të jetë çdo herë gati për zgjedhje të reja

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar për vizitë në Prizren, ku u takua me të parin e kësaj komune që vjen nga partia e tij, Shaqir Totajn.Hamza tha se PDK-ja, e cila ka dalë e para në zgjedhjet lokale, ka qenë dhe sipas tij është çdo herë e gatshme për zgjedhje të reja. “Vendit do t’ia ofrojmë një qeveri kompetente, të përgjegjshme para qytetarëve dhe aleatëve tanë, me një program konkret, të realizueshëm dhe me indikatorë të matshëm, të cilin do ta prezantojmë gjatë muajve të ardhshëm”, shkroi Hamza. Më tej, ai tha se ndryshimin në Kosovë do ta bëjnë me çdo qytetar “që është lodhur nga kjo gjendje e pashpresë dhe dëshiron një jetë më të mirë këtu”.

”.Ai i bashkëshoqëruar nga Uran  Ismaili, u pritën nga  kryetari Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi, ku vizituan punimet  që po bëhen tepër  profesionalisht në ‘’Shadërvamn’’,nga njëra prej kompanive më serioze në vend’’G-Projekt’, duke  e rikthyer  këtë shesh si vendin më atraktiv jo vetëm në Prizren,por në gjithë republikën./www.QendraPress.com/