PDK-ja në Prizren uron besimtarët islam për Fitër Bajram

0

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe pas përmbushjes së obligimit të agjërimit, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe kryetari i saj, Shaqir Totaj, të gjithë besimtarëve të besimit islam, u’a uron festën e Fitër Bajramit.“Dega e PDK-së në Prizren, uron që kjo festë, të kalojë në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit dhe në shenjë të harmonisë vëllazërore. Në festën e Fitër Bajramit, duhet t’i gjindemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore”, thuhet në urim.“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, uron që kjo festë e sakrificës dhe e flijimit, të na e shtojë solidaritetin dhe dashurinë mes vete, për të përcjellur tutje përpjekjet tona qytetare dhe njerëzore, drejt sukseseve dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tonë. Urime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *