PDK-ja sot padit zyrtarët e ZRRE-së
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se të premten do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.Kallëzimi penal do të bëhet për moszbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për pezullim të zbatimit të vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë për qytetarët e Kosovës.“Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, do të dorëzojnë nesër (e premte), në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 077/22 të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.Pas padisë së Partisë Demokratike të Kosovës ndaj ZRRE’së, Gjykata Themelore në Prishtinë doli me aktvendim për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit të këtij institucioni për shtrenjtimin e rrymës.Në aktvendim thuhet se “shtyhet ekzekutimi i vendimit Nr.077/22 i datës 09.02.2022 i publikuar më datë 16.02.2022 i të apditurës Zyra e Rregullatorit për Energji me seli në Prishtinë derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses”.