PDK-ja takon elektoratin në Has dhe Përdrini
Kandidatët për deputetë të PDK-së kanë kërkuar besimin e votuesve në Has dhe Përdrini.Ata janë ndarë të kënaqur me mobilizimin e banorëve të kësaj ane, për të mbështetur PDK-në, në zgjedhjet e 14 shkurtit.“Motivimi i shtuar po rezulton me mobilizim masovik drejt objektivave madhore”, shkruan kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.“Kjo u argumentua edhe sot në takimin degën e Hasit dhe me disa nëndegë në Velezhë ku kandidatët për deputetë hasën në ambient miqësor dhe energji pozitive për të lëvizur drejt fitores”.Totaj shkruan se kandidatët e PDK-së mbështetje kanë marrë edhe në disa fshatra të Përdrinisë.“Imponon përcaktimi i tyre që pa dilema te përkrahin PDK-në si forcë vendimmarrëse më serioze ne vend. Vetëm me PDK-në shtetësia e Kosovës konsolidohet dhe e ardhmja garantohet”, shkruan Totaj.